Mobi Casa

Kryeni obligimet tatimore, ne ju ofrojmë investime

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Viti – Në vazhdën e takimeve që po zhvillohen në kuadër të planifikimit të kornizës buxhetore për periudhën 2015-2017, është mbajtur një takim me banorët e fshatit Radivojc, ku planet e komunës së Vitisë për investime në këtë lokalitet në vitin 20015, i prezantoi drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Ibrahim Rama.

Fillimisht zv. kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ka ritheksuar rëndësinë e madhe që kanë takimet me qytetarë për planifikim të kornizës buxhetore, karshi nevojave të qytetarëve për investime nëpër lokalitete.

“Ne kemi një buxhet të caktuar prej mbi 2 mil. euro për investime kapitale për vitin 2015. Jemi të angazhuar që të bëjmë ndarje në mënyrë të barabartë nëpër gjitha lokalitetet ku paraqitet nevoja për investime, andaj këto takime janë shumë të rëndësishme sepse ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve. Dihet se për një përparësi për investime në lokalitete, shqyrtohet edhe shkalla e inkasimit të tatimit në pronë, andaj kërkohet një përkushtim më i madh edhe i qytetarëve për kryerjen e obligimeve”, tha Aliu.

Uji Dea

Ai po ashtu theksoi se Radivojci do të marrë investimet që i takojnë, pasi që pati vërejtje nga qytetarët e Radivojcit se në këtë lokalitet nuk është investuar as para por edhe pas luftës. Drejtori I Ekonomisë dhe Financave Ibrahim Rama, përmendi disa nga prioritetet për investime që janë paraparë nga komuna për këtë lokalitet siç janë rregullimi i disa defekteve të kanalizimit, ujësjellësit, ndriçimin publik nëpër qendër të fshatit, rrugët fushore dhe eventualisht ndonjë projekt që parashihet nga qytetarët.

Ndërsa qytetarët prezent në këtë takim, kanë identifikuar si nevojë edhe rrugën e fshatit dhe trotuarit nëpërmes fshatit, rregullimin e prrockës që kalon nga fshati Devajë nëpër Radivojc dhe derdhet në Moravë, e cila shpesh herë ka shkaktuar vërshime në një pjesë të fshatit Radivojc./rajonipress/