RCCOLA

Kryendeshjen e tensionuar e fiton Drita për të marrë kreun e tabelës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Drita ka arritur që të mposht Ballkanin në ndeshjen e javës së X-të, duke marrë tani kreun e tabelës.

Ndeshja e javës së X-të, në mes Dritës dhe Ballkanit nga Theranda, në praninë e mbi 2000 shikuesve ka dhuruar ndeshje tensionuese, gjatë 90 minutave arbitri Besfort Kosumi, ka ndarë tre karton të verdhë për futbollistët e Dritës dy për atë të Ballkanit, gjithashtu ka ndëshkuar me kartona të kuq Edmond Turkun e Ballkanit dhe Liridon Lecin e Dritës dhe nga minuta e 65-të, ka përjashtuar edhe trajnerin Ismet Munishin e Ballkanit .

Në derbin e zhvilluar nuk u po ndonjë lojë e mirë e sidomos të futbollistëve mysafirë, të cilat gjatë 90 minutave nuk rrezikuan seriozisht portën e Darko Tofilovskit të Dritës.

Futbollistët e Dritës në aksionin e tyre të parë drejt portierit Armend Ruxhit arrijnë të realizojnë, zhvillohej minuta e 4-të, Ardian Cuculi me një top të gjatë gjenë Izair Eminin i cili qetëson topin dhe nga 16 metra mposht portierin Ruxhin e Ballkanit.

Golin e dytë “bardh e kaltërtit” e Dritës e shënojnë në minutën e 23-të, pas goditjes nga këndi në rrëmujën e krijuar më së miri gjendet Fortunato i cili nga 2-3 metra e detyron portierin Ruxhi të nxjerr topin nga rrjeta e tij.

Mysafirët kishin dy gjysmë raste në minutën e 35 dhe 82-të, kur Visar Berisha tenton por në dy rastet Darko Tofilovski ishte i vëmendshëm.

KKVITI

Rastin më të mirë në ndeshje në minutat shtesë të ndeshjes mysafirët e patën kur Ermal Krasniqi gjuan furishëm nga 15 metra, por portieri Tofilovski me mbrojtje bravuroze shpëton portën e tij.

Skuadra e Dritës me tri pikë të fituara ka marrë kreun e tabelës duke i prirë me 21 pikë, aq sa ka edhe rivali i saj Gjilani por fal golaverazhit më të mirë Drita është në vendin e parë.

Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka deklaruar.
“Gjatë tërë javës kemi punuar për këtë ndeshje, ishim shumë të përqendruar maksimalisht ta menaxhojmë këtë ndeshje dhe këtë e bëm ashtu siq duhet duke mos i lënë kundërshtarit hapësirë për të vepruar, shpresoj se lëndimi i Eminit e Fortunatos të mos jenë të natyrës së rënd”.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 65-të, ka deklaruar.
“Cka me fol ma shumë, goli i parë ishte pozitë jashtë loje, dua sqarim me referin dhe ai më ndëshkon me të verdhin e më vonë me të kuqin, këtu diçka nuk është në rregull me këtë arbitër, sa i përket ndeshjes ne tentuam të bëjmë diçka në këtë ndeshje por disa futbollist të mijë sot nuk e kishin ditën e tyre”.

Drita ndeshjen e javës së fundit të fazës së parë e zhvillon në kryeqytet ku takohet me Prishtinën./rajonipress/