Kryendeshja ndërpritet në minutën e shtatë

Gjilan – Kryendeshja ndërmjet dy skuadrave që renditen në pjesën e epërme të tabelës, ndërmjet Zhegrës dhe Prishtinës ka përfunduar vetëm pas shtatë minutave të zhvilluar, tek rezultati 3:2 në të mirë të mysafirëve nga Prishtina.
Vendasit organizojnë sulmin e tyre, të cilin e humbin shpejt dhe topi vije deri te portieri mysafirë, i cili mundohet ta gjej me një top të gjatë bashkëlojtarin e tij Hoxha, por ishte portieri i Zhegrës që arrin i pari te topi.
Lojtari mysafirë që nuk e kishte pa portierin e Zhegrës përplaset në te, duke pësuar lëndim. Gjyqtari Kasapi ndëshkon me karton të kuq portierin e Zhegrës duke u arsyetuar se ishte ai që shkaktoi ndërhyrje të rënd ndaj hendbollistit prishtinas.
Së pari fillojnë reagimet e pankinës së Zhegrës kundër këtij vendimi, ku pastaj në fushë futën edhe disa simpatizues vendas. Në këtë tollovi si duket dikush nga shikuesit ka goditur njërin nga gjyqtarët, gjë që ka ndikuar që këta të ndërpresin lojën pas konsultimeve me vëzhguesin e ndeshjes./rajonipress/