FIDANISHTJA

Kryen 114 grabitje në banesat e italianëve, arrestohen 20 shqiptarë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

114 vjedhje të kryera në pjesën veriore të Italisë është bilanci i hetimeve të kryera për një bandë shqiptarësh në shtetin fqinj, hetime të nisura nga vitit 2015. 20 persona kanë rënë në pranga, të gjithë të kombësisë shqiptare.

Banda e shqiptarëve ka kryer vjedhje që kapin vlerën e rreth 2 qind mijë euro. Ata ishin të ndarë në dy organizata të ndryshme duke vepruar në mënyra të ndryshme por me të njëjta objektiva: Vjedhjen në apartamente, shkruajnë mediat italiane.

Nga 114 vjedhjet, 53 janë bërë në Trentino, 14 në Alto Adigo dhe 48 në provincën e Milanos, Bergamo, Brescia, Parma, Verbania dhe Alesandri.

UBT

Karabinierët kanë sekuestruar edhe 25 mijë euro, qindra bizhuteri ari, gurë të çmuar dhe një pistoletë me dy karikatorë dhe 21 fishekë, e cila rezultoi se ishte vjedhur në 25 dhjetor të 2015-ës në Riva del Garda. Giuseppe Amato, prokurori i Trentos tha se bëhet fjalë një operacion që i përgjigjet kërkesave për siguri që kanë qytetarët për një nga krimet më monstruoze, për shkak të gjendjes së mërzisë që krijon të shohësh shtëpinë tënde të shkatërruar, përveç dëmit ekonomik”.

Para se të grabisnin autorët bënin edhe nga një foto “selfie”.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.