ARKATANA

Kryeministrja britanike e uron Haradinajn, kërkon luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë urim për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë kosovare nga kryeministrja britanike, Theresa May, e cila shpreh përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për ta ndihmuar Kosovën në të gjitha fushat. Kryeministrja May ia ka kujtuar Haradinajt se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova gëzojnë miqësi të ngushtë dhe historike.

Ajo ka thënë se do të vazhdojnë ta përkrahin fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe shpresojnë që Qeveria “Haradinaj” do të trajtojë me prioritet mangësitë në sistemin e drejtësisë.

Në urim thuhet:

Shkëlqesisë së tij Ramush Haradinaj

I nderuari Kryeministër,

Ju lutem pranoni urimet e mia të sinqerta në emër të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, me rastin e zgjedhjes suaj Kryeministër i Kosovës.

Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova gëzojnë miqësi të ngushtë dhe historike.

Ne jemi të përkushtuar për Kosovën e integruar në komunitetin ndërkombëtar dhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Fundamenti

Ne mbështesim fuqishëm një Kosovë stabile, të sigurt, dhe prosperuese.

Në këtë kuadër, ne do të vazhdojmë të përkrahim fuqizimin e sundimit të ligjit në vendin tuaj, dhe shpresojmë që qeveria juaj do të trajtojë me prioritet mangësitë në sistemin e drejtësisë, e gjithashtu të ndërmarrë të gjitha masat e duhura që të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje të shtuar teknike dhe shpresojmë që iniciativat ekzistuese të gjejnë mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë suaj, siç është projekti me Mbretërinë e Bashkuar për asistencë Kosovës në rekrutimin e pozitave të larta drejtuese në administratën publike.

Ne besojmë se bashkëpunimi Mbretëri e Bashkuar – Kosovë në këtë projekt është me rëndësi të lartë sepse nxitë profesionalizmin, llogaridhënien, dhe transparencën në administratën publike – dhe në këtë mënyrë, demonstron para botës përkushtimin e Kosovës në vlerat demokratike.

E mirëpres vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë të dy qeverive tona. Do të jem e nderuar të ju mirëpres në Mbretërinë e Bashkuar për Samitin e Ballkanit Perëndimor i cili do të mbahet vitin e ardhshëm.

Sinqerisht e juaja,

Theresa May

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.