ARKATANA

Kryeministri ua plotëson kërkesat PD-së

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Pas kërcënimeve të Partisë së Drejtësisë se do të largohen nga Koalicioni për Kosovë të Re nëse nuk marrin edhe dy poste qeveritare ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i AKR’së, Ibrahim Makolli.

Ai ka thënë Lideri i PDK’së, Hashim Thaçi bashkë me Kryetarin e AKR’së, Behgjet Pacollin janë marrë vesh edhe për sa i përket posteve që i takojnë Partisë së Drejtësisë.

Makolli ka thënë se kjo çështje do të zgjidhet në ditët në vazhdim në bisedime me partnerët e koalicionit.

“Ju e dini se ka pasur një pajtueshmëri edhe të Kryeministrit Thaçi edhe të Zëvendëskryeministrit Pacolli sa i përket çështjes se posteve qeveritare”, ka thënë Makolli, për Express, të enjten,

“Për të gjitha ato çështje që janë dakorduar dhe janë marrë vesh se do të realizohen”, ka shtuar ai.

Zyrtarët e Partisë së Ferid Aganit kanë paralajmëruar se nëse nuk i jepen dy poste të Zëvendësministrave do të largohen nga Grupi Parlamentar i Koalicionit për Kosovë të Re, ku bëjnë pjesë AKR’ja, PD’ja dhe disa parti të tjera politike.

Në emër të PD’së, Jeton Svirca ka deklaruar se nëse nuk i plotësohen kërkesat atëherë do të themelojnë një grup të ri parlamentar për të bërë pastaj marrëveshje të re me Kryeministrin Thaçi.

Fundamenti

Megjithëkëtë, zyrtarët e AKR’së shpresojnë se nuk do të ketë kurrfarë lëvizje sa i përket partneritetit me PD’në.

“Nuk besoj se mund të ketë ndonjë përplasje”, thotë Makolli, që mban postin e Ministrit të Diasporës.

Sipas këtij zyrtari të AKR’së, Zëvendëskryeministri Pacolli bashkë me Ferid Aganin do të diskutojnë në ditët në vazhdim për këto “keqkuptime”.

“Ajo që e them është se ka pasur një dakordim të plotë që Partisë së Drejtësisë t’i të paktën edhe një post i Zëvendësministrit. Ne të gjithë jemi të interesuar të jemi efikas aty ku jemi. Mund të them se Partia e Drejtësisë si pjesë e Koalicionit për Kosovë të Re dhe si pjesë e Qeverisë ka pasur një rol shumë aktiv”, ka thënë ai.

Ndryshe, Pacolli kishte pritur më shumë se katër muaj derisa kishte marrë Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

Madje, Lideri i AKR’së kishte kërcënuar edhe me largim nga koalicioni nëse nuk merr hisen në Qeveri.

Duket se praktikën e kërcënimit e kanë zgjedhur edhe zyrtarët e Partisë së Drejtësisë për t’i marrë postet e premtuara në Qeveri.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.