ARKATANA

Kryeministri thotë se mori përkrahje nga Pompeo për normalizim të plotë të raporteve me Serbinë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri Avdullah Hoti në vizitën e tij në Washington ka takuar edhe Sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo, raporton Gazeta Express.

Hoti ka thënë se në takimin me Pompeon ka marrë urime nga ai për arritjen e marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë.

“Gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jam pritur në takim nga Sekretari i Shtetit, Michael Pompeo, i cili më uroi për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e raporteve ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, marrëveshje kjo që u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump”, ka thënë Hoti.

Uji Dea

Kryeministri Hoti ka thënë po ashtu se ka marrë mbështetje nga sekretari Pompeo për të mbështetur Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë.

“Po ashtu, mora mbështetje sekretari Pompeo, i cili theksoi gatishmërinë e SHBA-ve për të mbështetur Kosovën në procesin e dialogut dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.