Fundamenti

“Kryeministri” Thaçi flet për interesimin e kompanisë amerikane për “Kosovën e re”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, që njëherësh është edhe ministër i punëve të jashtme e ka cilësuar lajm të mirë për ekonominë, për krijimin e vendeve të reja të punës por edhe promovimit ndërkombëtar të Kosovës si shtet me potencial të lartë investiv, interesimin e kompanisë amerikane për “Kosovën e re”.

“Një nga projektet më të rëndësishme investive në Kosovën e pasluftës, ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, po hyn në fazën përfundimtare me ofertën e dorëzuar sot nga kompania amerikane Contour Global. Kjo kompani është pronare apo menaxhon me 41 termocentrale në mbarë botën dhe është ofertuese serioze për investime deri 2 miliardë euro që nevojiten për ndërtimin e prodhuesit të ri të rrymës”, ka shkruar Thaçi në Facebook, raporton Koha.net.

FIDANISHTJA

“Projekti është i përpiluar edhe me ndihmën e Bankës Botërore dhe shumë partnerëve ndërkombëtarë dhe fokusi i diplomacisë ekonomike në muajt në vijim është që ky projekt jo vetëm të finalizohet por edhe të bëhet shembull për investitorë tjerë të interesuar në begatitë minerale dhe natyrore të Kosovës”, ka shtuar ai.

© KOHA.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.