Fundamenti

Kryeministri tërhiqet nga plani i tij për ushtrinë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri Isa Mustafa është zmbrapsur nga përcaktimi për ta ndërruar qasjen qeveritare për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës, të cilën e kishte publikuar pas dështimit për ta bindur partnerin serb qeverisës që të votojë ndryshimet kushtetuese. Në New York i janë kumtuar kushtet për ushtrinë.

“Tani janë të njohura kushtet të cilat ne duhet t’i plotësojmë që ta bëjmë këtë transformim. Duhet të votohen ndryshimet kushtetuese me dy të tretat e dyfishta në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe për këtë neve na nevojiten jo vetëm dy të tretat e të gjithë deputetëve, por edhe dy të tretat e pakicave që janë në Kuvend”, ka thënë Mustafa, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Kam biseduar në fillim të këtij viti edhe në selinë e NATO-s në Bruksel, me sekretarin e NATO-s, lidhur me transformimin dhe më është thënë qartë se ata e përkrahin transformimin, por ky transformim nuk mund të bëhet përmes rrezikimit të pajtueshmërisë së brendshme”, ka theksuar ai një ditë më parë.

Kreu i Qeverisë ka shprehur besimin se transformimi do të ndodhë. Por nuk ka dhënë një afat brenda të cilit mund të ndodhë kjo. Ka thënë se në këtë proces e pret edhe ndihmën amerikane e evropiane.

Fundamenti

Gati dy muaj më parë Mustafa pati paralajmëruar se, në rast të mungesës së mirëkuptimit për amendamente kushtetuese, të cilat e transformojnë FSK-në në FAK, Qeveria do të procedojë me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit mbi FSK-në, me të cilin FSK-ja do të merrte të gjitha përgjegjësitë që ishin të parapara për FAK. Kishte paralajmëruar edhe ndryshimin e emrit të Ministrisë së FSK-së.

Prej kohësh Qeveria ka përgatitur amendamentin e edhe ligjin, nëpërmjet të të cilëve krijohej baza legale për transformimin. Mbështetur në pakon e ndryshimeve ligjore, FAK-u do të ishte forca kombëtare ushtarake, me mision për të mbrojtur sovranitetin e integritetin territorial. Do të përbëhej nga një komponent aktive prej më së shumti 5.000 pjesëtarësh dhe do të pajisej me armatim të karakterit mbrojtës. Në strukturë do të ishin: shefi i Shtabit, Shtabi i Përgjithshëm me njësitë pranështabore, Forcat Tokësore, Garda Kombëtare, Komanda e Logjistikës dhe Komanda e Doktrinës dhe e Stërvitjes.

Por në mungesë të ndryshimeve kushtetuese, emri do t’i mbetet FSK.

http://koha.net/?id=27&l=77629

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.