UBT

Kryeministri: ​S’mund të hapen 100 mijë vende pune deri në fund të vitit

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se pritjet janë joreale nëse dikush mendon se për një vit mund të punësohen 100 mijë të papunë.

“Atëherë ne nuk jetojmë në këtë realitet nëse dikush mendon se si të fillon punën i punëson 100 mijë veta”, ka thënë Kryeministri, në debatin për rishikimin e buxhetit të Kosovë.

Mobi Casa

Nga ana tjetër, deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti i cili foli në emër të Grupit Parlamentar të kësaj partie në kohën kur po diskutohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-001 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015, tha se Qeveria e Kosovës po kërkon hua nga FMN-ja jo për tu zhvilluar por për mbijetesë./zeri/