UBT

Kryeministri “shef” edhe në FAK

/ 2 minuta lexim

Kryeministri pritet të ketë rol kyç në emërimin e Shefit të Mbrojtjes dhe komandantit të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, krahas fushatës që po bën duke kërkuar mandatin e tretë të qeverisjes së vendit, po kujdeset që roli dhe fuqia e pozitës që mban të shtohet edhe në institucionet që ende nuk e kanë nisur zyrtarisht operimin – shkruan gazeta Tribuna.

Eco Higjiena

Fjala është për Forcat e Armatosura të Kosovës, institucion që ka hyrë në fazën e themelimit dhe për t;u bërë kjo i nevojitet votimi i ndryshimeve kushtetuese me 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit. Amendamentet që duhet të ndërrohen në Kushtetutë tashmë janë dërguar për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa nga ky proces pritet të preken 13 nene.

Ajo që bie në sy është paragrafi 5 i nenit 126 që flet për emërimin apo shkarkimin e komandantit të forcës. Në këtë pikë komandanti suprem i Forcave të Armatosura të Kosovës nuk do të mund të emërojë apo shkarkojë Shefin e Mbrojtjes pa marrë një vlerësim apo rekomandim nga kryeministri. Në përmbajtjen aktuale të Kushtetutës, neni 126 e precizon se komandantin e Forcës së Sigurisë e emëron presidentja me rekomandimin e Qeverisë, ndërsa në ndryshimet e propozuara fjala ‘qeveri’ është zëvendësuar me ‘kryeministër’.