Fundamenti

Kryeministri po e pret lejen e PDK’së e PD’së për të nënshkruar largimin e Aganit nga Qeveria

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pe e marrë lejen e PDK’së dhe të Partisë së Drejtësisë, Kryeministri Isa Mustafa nuk do të nënshkruajë largimin e Ministrit të akuzuar nga Qeveria e Kosovës. Zëdhënësi i Qeverisë Faton Abdullahu ka treguar se vendimi do të merret në bashkëpunim me palët që e përbëjnë koalicionin qeveritar.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka kërkuar nga kreu i Qeverisë që ta lirojë nga detyra deri në momentin e shpalljes së një vendimi që ministri beson se do të jetë “pafajësia e plotë”, por kryeministri Mustafa ende nuk ka marrë vendim.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu, në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se kryeministri Mustafa ende nuk e ka shqyrtuar kërkesën e ministrit Agani, por se vendimi do të merret në bashkëpunim me palët që përbëjnë qeverinë aktuale.

Uji Dea

“Për momentin kemi vetëm deklaratën e z. Agani, e cila do të shqyrtohet dhe më pas do të merret një vendim për këtë çështje”, ka thënë Abdullahu për Telegrafin.

“Ajo që mund të thuhet tani, është se Kryeministri Mustafa do ta ketë për baze parimin e njohur tashmë, i cili është vendosur si normë dhe vlen për të gjithë, e që ka të bëjë konkretisht me qeverisjen dhe raportin e qeveritarit me drejtësinë”.

“Sigurisht, sikundër edhe deri më tani, vendimi do të merret në bashkëpunim me palët që përbëjnë qeverinë aktuale”, tha Abdullahu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.