Kryeministri paralajmëron ndryshime të tjera në TVSH
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për pakon e re fiskale e cila ka hyrë në fuqi me 1 shtator. Ai ka thënë se me pakon e re fiskale përfitojë të gjithë qytetarët të cilët kanë të ardhura të ulëta.
Mustafa gjatë mbledhjes së Qeverisë të mërkurën, ka paralajmëruar ndryshime në TVSH edhe për barnat.
“Dje ka filluar pakoja e re fiskale. Kjo pako është në dobi të zhvillimit ekonomik. Nga pakoja fiskale përfitojnë gjithë qytetaret të cilët kanë të ardhura të ulëta dhe të mesme jo ata qe kanë të ardhura të larta”, ka thënë Mustafa.


