Uji Dea

Kryeministri: Pa njohje reciproke s’mund të ketë normalizim raportesh me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se në procesin e dialogut me Serbinë është duke u angazhuar plotësisht në bazë të kompetencave që ia lejon Kushtetua e Kosovës, ndërkohë shton se pa marrëveshje për njohje reciproke nuk mund të ketë normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Këto deklarata numri një i qeverisë i ka bërë pas homazheve që ka bërë në pllakën përkujtimore të personave të pagjetur me rastin e Ditës Botërore të të Pagjeturve, raporton Gazeta Express.

Hoti ka thënë e tema e personave të pagjetur do të jetë çështje kryesore në çfarëdo marrëveshje për normalizim raportesh dhe njohje reciproke.

ARKATANA

“Kjo është plagë e hapur akoma. Është tema më e ndjeshme. Nuk është e tepërt. Kjo është çështja kryesore në çfarëdo marrëveshje që mund të arrihet për normalizim marrëdhëniesh dhe për njohje reciproke”, ka thënë kryeministri.

Kryetari i Qeverisë ka thënë se në çdo takim me Serbinë diskutojnë tema të cilat janë në funksion të njohjes reciproke.

“Në çdo takim që kemi, tema e vetme për çfarëdo që bisedojmë. Çdo gjë është në funksion të njohjes reciproke. Ndryshe nuk mund të normalizohen marrëdhëniet mes të dy shteteve”, ka theksuar kryeministri./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.