United Hospital

Kryeministri në dorëheqje, përmend “24 vendimet madhore” gjatë qeverisjes së tij

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri në dorëhqje, Ramush Haradinaj, ka përmendur vendimet që janë realizuar gjatë qeverisjes së vendit nga ai.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar 24 vendimet e ndërmarra gjatë mandatit si kryeministër i Kosovës, duke thënë se “ne guxojmë të krijojmë”.

Postimi i plotë:

100% KOSOVË

Të dashur qytetarë,

Ne guxojmë të krijojmë. Gjatë kësaj periudhe qeverisëse, këto janë vetëm disa nga vendimet madhore që janë realizuar.

1. Ruajtja e tërësisë territoriale dhe e sovranitetit të vendit

2. Taksa 100% ndaj produkteve serbe

3. Ligji për Ushtrinë, Ministrinë e Mbrojtjes, shërbimi në Ushtri, FSK

4. Shmangia e kolapsit energjetik që në ditët e para të Qeverisjes

5. Statuti i Trepçës, bordi, xhirollogaritë, Trepça 100% Kosovë

6. Zonat ekonomike në Komuna

7. Ligji për Investime Strategjike

8. Ligji i Pagave

9. Ligji i Prishtinës

10. Përmbushja e kritereve për Liberalizimin e vizave

HW

11. Buxheti më i madh në historinë e Kosovës për vitin 2019, në vlerë prej 2.3 miliard euro

12. Kosst-i i pavarësuar

13. Njohja e statusit te viktimave te dhunës seksuale gjate luftës

14. Ligji i Statusit të Punëtorëve Arsimorë për vitet e ‘90-ta

15. Rikthimi i Pallatit të Rinisë Komunës se Prishtinës

16. Lirimi nga tatimet në import të pajisjeve të teknologjisë informative me tatim zero doganor dhe lirimet nga taksat doganore për lëndë të parë për prodhuesit vendorë

17. Zgjidhja e statusit te zjarrfikësve dhe nivelizimi i koeficienteve

18. Zona e Veçante Ekonomike Amerikane ne Gjakove dhe Parku Inovativ dhe Trajnues Kosovaro-Gjerman ne Prizren

19. Aksioni për pastrimin e Kosovës nga mbeturinat dy dekadëshe

20. Vendimi për kompensimin e orëve shtese për punën jashtë orarit te zyrtareve policore

21. Fuqizimi i sistemit te drejtësisë përmes: rritjes se pagave për gjyqtarët dhe prokurorët, miratimi i pakos se ligjeve te Agjendës se Reformave Evropiane për sistemin e drejtësisë

22. Ligji për ndalimin e lojërave te fatit

23. Shpëtimi i Telekomit nga kontratat e dëmshme

24. Kthimi i pronave për nevojat e Komunave të Kosovës

Kujtojmë se Haradinaj, pati dhënë dorëheqje nga pozita e tij për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale.

Ai para mediave kishte thënë se dorëheqjen e ka dhënë për ta ruajtur nderin e Kosovës, dhe për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale si qytetar i thjeshtë./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.