United Hospital

Kryeministri Mustafa telegram ngushëllimi pas vdekjes së veprimtarit Ilir Mustafa

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar Familjen Mustafa, pas ndarjes nga jeta të veprimtarit, Ilir Mustafa.

Në telegramin e kryeministrit Mustafa thuhet:
E nderuara Familje Mustafa,
Me pikëllim dhe dhimbje mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të shquar, Ilir Mustafa.

Iliri ishte një personalitet dhe aktivist i palodhshëm i Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës, duke dhënë kontribut të shumanshëm me aktivitetet e tij në Kosovë, por në veçanti pas migrimit të detyruar në Francë.

Me punën dhe veprimtarinë e tij në shërbim të Atdheut në periudhën e sensibilizimit të opinionit botëror për kauzën e drejtë të Kosovës, Ilir Mustafa konsiderohej me të drejtë si një prej përfaqësuesve më të denjë të Kosovës në Francë.

Mobi Casa

Iliri ka dhënë kontribut të madh edhe për Gjilanin përmes aktiviteteve tjera, duke përfshirë angazhimin në kuadër të Asociacionit “Kosova- Ansambël”.

E nderuara Familje Mustafa,

Më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Isa Mustafa,
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.