Fundamenti

Kryeministri Mustafa: Situata në Kosovë nuk është krejt zi

/ 1 minutë lexim

Kryeministri Mustafa gjatë vizitave në disa biznese në Komunën e Pejës ka deklaruar se situata në Kosovës nuk është krejt zi.

Kryeministri Mustafa është takuar edhe me Kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxhirin. Kryetari Muhaxhiri ka komentuar vlerësimin e ekspertëve për demarkacion, duke thënë se Kosova nuk ka humbur tokë.

Mustafa: Opozita nuk ka më arsye për të protestuar rreth Demarkacionit

Kryeministri i vendit Isa Mustafa ka thënë se pas vlerësimit të djeshëm të ekspertëve ndërkombëtar për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Opozita nuk ka asnjë arsye për të protestuar për këtë çështje.

RCCOLA

Ai po ashtu është shprehur i gatshëm që marrëveshja e Demarkacionit të shkojë për ratifikim në Kuvendin e Kosovës.

Këto komente, Mustafa i bëri pas takimit që pati sot në Pejë me kryetarin e kësaj komune, Gazmend Muhaxheri.

Gjatë qëndrimit në këtë qytet, shefi i Qeverisë do të vizitojë edhe disa kompani në mesin e të cilave është edhe Devolli Coporation./gazeta blic/