UBT

Kryeministri Mustafa: SHBA-të partneri kryesor strategjik i Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim drejtorin e Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, Thomas Yazdgerdi, i cili shoqërohej nga ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie.

Kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin e shumanshëm në Kosovë si dhe për fokusimin e Qeverisë në zhvillimin e mëtejmë ekonomik, avancimin e proceseve integruese euroatlantike si dhe fuqizimin e shtetit ligjor.

Duke shprehur mirënjohjen e Qeverisë dhe të popullit të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve, kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe partneritetit me SHBA-të.

Kryeministri Mustafa, me këtë rast, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë përherë partneri kryesor strategjik i Republikës së Kosovës.

Mobi Casa

Drejtori i Zyrës për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, Thomas Yazdgerdi, vlerësoi të arriturat në Kosovë duke çmuar punën e institucioneve të Kosovës.

Yazdgerdi, po ashtu, shprehu përkrahjen e mëtejme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën në të gjitha fushat.

Gjatë takimi është biseduar edhe për çështje të tjera që lidhen me zhvillimet politike në Kosovë si dhe në rajon./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.