ARKATANA

Kryeministri Mustafa kërkon përkrahjen e PE-së për liberalizimin e vizave

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u takua sot në Bruksel, me kryetarin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz.Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, kryeministri Isa Mustafa, ka shprehur mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës, për përkrahjen e veçantë që PE ka ofruar për Kosovën.

Kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë, me theks të veçantë për prioritetet e Qeverisë së Kosovës për zhvillim ekonomik dhe stabilitet të gjithanshëm në Kosovë.

“Kryeministri Mustafa, theksoi rëndësinë e nënshkrimit të MSA-së ndërmjet Kosovës dhe BE-së, duke shprehur besimin se ajo do të ratifikohet së shpejti në Parlamentin Evropian. Kryeministri Mustafa, kërkoi përkrahjen e PE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, të cilët, siç u shpreh kryeministri, janë të vetmit në Ballkan që nuk mund të lëvizin pa viza duke mbetur të izoluar”, thuhet në njoftim.

“Nuk ka më asnjë arsye për mosliberalizimin e vizave për kosovarët”, tha Mustafa, duke shtuar se BE-ja duhet të jetë në Kosovë dhe Kosova duhet të jetë pjesë e BE-së.

Kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, ka theksuar përkrahjen e PE-së për Kosovën, duke vlerësuar progresin që po arrihet.

UBT

Schulz shprehu mbështetje edhe për proceset integruese të Kosovës, duke përfshirë liberalizimin e vizave dhe hapat e tjerë të Kosovës.

Ai theksoi nevojën për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë, duke shprehur shqetësimin rreth tensioneve të fundit politike.

Kryetari Schulz, po ashtu, ka shprehur përkrahjen e PE-së për vazhdimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, duke vlerësuar rolin konstruktiv të Kosovës.

Gjatë takimit është biseduar edhe për aktet e fundit terroriste që ndodhën në Francë. Me këtë rast, kryeministri Isa Mustafa theksoi se këto janë probleme që kalojnë kufijtë nacionalë, duke shprehur angazhimin e fuqishëm të Kosovës në kuadër të koalicionit global kundër terrorizmit, duke përfshirë miratimin e akteve ligjore dhe masat konkrete që janë ndërmarrë.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeministri Mustafa do të takohet edhe me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, komisioneren e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë / zëvendëspresidente e KE-së, Federica Mogherini, Komisionerin e BE-së, Dimitris Avramopoulos, eurodeputetët Ulrike Lunacek dhe Elmar Brook si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të BE-së e përfaqësues të bizneseve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.