FITORJA

Kryeministri Mustafa: Gjermania partner shumë i rëndësishëm evropian i Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti drejtorin për Evropën Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Christian Hellbach.

Gjatë takimit, u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve si dhe përkrahjen e Gjermanisë për Kosovën.

Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë në zhvillimin ekonomik, proceset eurointegruese dhe fuqizimin e tërësishëm të shtetit.

Kryeministri Mustafa e ka falënderuar për përkrahjen e madhe të Gjermanisë për Kosovën, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë për fuqizimin e partneritetit strategjik dhe të bashkëpunimit në shumë drejtime.

Mobi Casa

“Gjermania është partner shumë i rëndësishëm evropian i Kosovës duke qenë mbështetëse e zhvillimit ekonomik, proceseve europianizuese dhe forcimit të shtetësisë së Kosovës”, tha kryeministri Mustafa.

Drejtori për Evropën Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Christian Hellbach, pasi ka vlerësuar të arriturat në Kosovë, ka shprehur mbështetjen e mëtejme të Gjermanisë, në shumë fusha.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për çështjet tjera të rëndësishme për Kosovën, për dialogun evropian, për proceset politike brenda Kosovës si dhe për perspektivën eurointegruese./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.