Eko Higjiena

Kryeministri Mustafa fton opozitën për dialog

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri Isa Mustafa, ka ftuar opozitën që të gjendet zgjidhja institucionale në Kosovë.Në mbledhjen e Qeverisë, Mustafa ka folur për takimin me sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry, me të cilin ai ka biseduar për çështjet aktuale në Kosovë.

Ai ka thënë se Qeveria e tij është e gatshme që çdo moment të ulet me opozitën, të diskutojë për problemet dhe të gjendet zgjidhja në bazë të Kushtetutës së Kosovës.

“Ne jemi të gatshëm që çdo moment të ulemi me opozitën dhe të diskutojmë problemet dhe preokupimet e tre, që të gjendet zgjidhja mbi bazën e ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Mustafa.

“Edhe një herë do t’i bëjmë ofertë opozitës që të ulemi të bisedojmë e dialogojmë dhe të gjejmë zgjidhjen dhe konsiderojmë që zgjidhja më e mirë është që kjo të zhvillohet në Kuvendin e Kosovës”, ka shtuar kryeministri.

“Ne jemi të përkushtuar që të gjendet zgjidhja institucionale. Jemi të përkushtuar që më mos të ketë gaz lotsjellës në Kuvend dhe që Kuvendi të punojë në përbërje të plotë të pozitës dhe opozitës”.

Mobi Casa

Qeveria fton opozitën për miratim të akteve të rëndësishme ligjore

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se gjatë vitit 2015 ka miratuar 68 projektligje ndërsa 32 të tjera duhet t’i kalojnë procedurat në Kuvend.

Qeveria ka bërë thirrje për krijimin e kushteve dhe kontributin e të gjitha subjekteve politike në Kuvend, në pozitë dhe opozitë, në mënyrë që të përmbushet agjenda legjislative, e cila ka rëndësi themelore për vendin dhe që këto akte, pas shqyrtimeve dhe debatit kualitativ në Kuvend, të jenë sa më të kompletuara dhe në interes të qytetarëve dhe shtetit.

“Qeveria e Kosovës e konsideron të nevojshme dhe të domosdoshme miratimin sa më të shpejt të këtyre akteve ligjore, të cilat kanë rëndësi parësore për zhvillimin ekonomik, proceset integruese evropiane, arsimin, sigurinë, luftën kundër korrupsionit dhe avancimin e shumë proceseve të tjera të rëndësishme për të ardhmen e vendit”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

http://koha.net/?id=27&l=87209