ARKATANA

Kryeministri Mustafa: Franca partner i rëndësishëm i Kosovës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Paris – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë sot në nënshkrimin e marrëveshjes, me të cilën Shteti Francez do të akordojë një kredi prej 66 milionë eurosh për Kosovën, me kamatë tejet atraktive.  Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Financave i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministri i Financave të Francës, Michel Sapin.

Kjo marrëveshje ka të bëjë me financimin e projektit të trajtimit të ujërave të zeza në rajonin e Prishtinës.

Një ditë më herët, kryeministri Mustafa mori pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Paris, ku ishin të pranishëm presidenti francez Hollande, kancelarja gjermane Merkel, kancelari austriak Kern, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Mogherini dhe kryeministrat e Kosovës, Shqipërisë, Sllovenisë, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnje Hercegovinës dhe Serbisë.

Në Samit u konfirmua përkrahja e shteteve evropiane dhe e Bashkimit Evropian për vendet e rajonit, perspektiva eurointegruese si dhe u theksua mbështetja e projekteve konkrete në zhvillimin e rajonit.

Të pranishëm në punimet e samitit ishin edhe zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

Uji Dea

Kryeministri Mustafa ka zhvilluar takime të shumta me përfaqësues të shteteve dhe të mekanizmave të BE-së, ku ka kërkuar përkrahje për fillimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në vendet e BE-së, për proceset tjera integruese si dhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Gjatë Samitit, kryeministri Mustafa dhe kryeministrat e Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Bosnje Hercegovinës dhe Serbisë nënshkruan edhe marrëveshjen për themelimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim të të Rinjve, e cila do të ketë selinë në Tiranë.

Ndërkaq, në intervistat e dhëna për mediat franceze, kryeministri Isa Mustafa ka theksuar se Franca po ofron përkrahje të madhe për Kosovën dhe se ajo mbetet partner i rëndësishëm i Kosovës thuhet në njoftimin e Qeverisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.