HW

Kryeministri Mustafa e quan të papranueshëm linçimin e mediave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri Isa Mustafa ka reaguar ndaj kampanjës linçuese të kompanisë ‘Devolli’ ndaj gazetarit të Express, Berat Buzhala. Mustafa e ka quajtur të pa pranueshëm linçimin e mediave.

Reagimi i plotë i Mustafës:

Jam duke e ndjekur me shqetësim degradimin e debatit publik të shkaktuar nga raportimet mediale lidhur me dyshimet për keqpërdorime në importin e grurit në Kosovë dhe për cilësinë e tij.

Si kryeministër i Kosovës, u bëjë thirrje të gjitha palëve të përfshira, të veprojnë konform ligjeve dhe në respekt të plotë të të drejtave dhe përgjegjësive kushtetuese.

HW

Është e papranueshme çdo fushatë linçuese ndaj personaliteteve të mediave tona. Sulme të tilla ndaj mediave nuk duhet të ndodhin. Ofendimet në asnjë rast nuk janë mënyrë e ofrimit dhe argumentimit të së vërtetës para qytetarëve.

Kërkohet, po ashtu, që gjatë kryerjes së misionit të tyre, mediat të kujdesen për të respektuar standardet më të mira profesionale si dhe Ligjet e Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Mediat mbesin faktor i rëndësishëm për përmirësimin e qeverisjes dhe vendosjen e sundimit të rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.