HW

Kryeministri mburret me 3 për qind rritje, LVV-ja flet për ngecje ekonomike

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe kreu i “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri, po e masin zhvillimin ekonomik me kute të ndryshme, shkruan sot Koha Ditore.I pari po mburret me atë që është bërë në zhvillimin ekonomik në vitin e parë të mandatit të tij prej kryeministri. Ymeri thotë se Qeveria nuk ka marrë asnjë vendim që mund të ketë ndikim në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Përplasja për zhvillimin ekonomik ka ardhur pasi kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se në vitin 2015 ka përparime të ndjeshme në zhvillimin ekonomik, duke e krahasuar me vitin 2014. Këtë e ka thënë përmes profilit të tij në “Facebook”.

Viti 2014 ka qenë një ndër vitet më të errëta për ekonominë, pasi rritja ekonomike ka qenë vetëm 0.9 për qind për shkak të ngërçit ekonomik dhe rënies së prodhimit të energjisë. Kosova prej vitesh ka arritur të ketë një rritje ekonomike prej rreth 3 për qind. Rritjen më të lartë ekonomike që e shënuar ka qenë prej 7 për qind, e regjistruar para krizës globale financiare të vitit 2008.

Mobi Casa

Visar Ymeri, kryetar i lëvizjes “Vetëvendosje” thotë se ka një mospërputhje jashtëzakonisht të madhe mes deklaratave dhe veprimeve të kryeministrit, Isa Mustafa.

http://koha.net/?id=27&l=78999

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.