ARKATANA

Kryeministri Kurti takoi përfaqësuesit e lartë të ShBA-së, Philip Reeker dhe Matthew Palmer

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, krahas pjesëmarrjes në diskutim në panel, ka zhvilluar një sërë takimesh me liderë të rajonit, dhe përfaqësues të lartë nga Evropa dhe ShBA-të gjatë forumit të Prespës.

Kryeministri Kurti dha një propozim se si rajoni i Ballkanit Perëndimor mund të avancojë drejt Bashkimit Evropian, përmes një marrëveshje dhe marrëdhënie të re, të tillë çfarë e kanë Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni.

Ballafaqimi me të kaluarën është i rëndësishëm për paqen dhe pajtimin në Ballkan, deklaroi ai në një konferencë për media.Gjatë ditës, së bashku me zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, Kryeministri Kurti u takua me Ndihmëssekretarin e shtetit të ShBA-së për Evropë dhe Euroazi, Philip Reeker dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

GRANDEMALL

Kryeministri Kurti dhe ministrja Gërvalla janë takuar edhe me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak me të cilin kanë diskutuar për takimin e 15 qershorit në Bruksel dhe nisjen e procesit të ri të dialogut.

Po ashtu, kryeministri Kurti pati takim të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti si dhe nënkryetare e BDI-së, Teuta Arifi.Takime të ndara, pati edhe me eurodeputeten sllovene, Tanja Fajon, ish-eurodeputetin gjerman nga Partia Socialdemokrate, Knut Feckeinstein si dhe profesorin e Universitetit “John Hopkins”, Eduard Joseph. ​

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.