UBT

Kryeministri Kurti në Slavonski Brod: Kjo është një ditë e rëndë për popullin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Slavonski Brod, Kroaci – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenković, ka vizituar bashkatdhetarët e lënduar në aksidentin tragjik në Kroaci, të cilët po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Slavonski Brodit.

“Kjo është një ditë shumë e rëndë, me dhembje e pikëllim për mbarë popullin tonë. Jemi këtu, së bashku me ministrat dhe stafin e Presidencës për të qenë pranë udhëtarëve të cilët patën fat në këtë fatkeqësi. U shprehim ngushëllimet tona të gjitha familjeve dhe miqve të atyre 10 udhëtarëve që vdiqën sot në këtë aksident të tmerrshëm. Po ashtu, ju dëshiroj shërim të shpejtë dhe të plotë të gjithë atyre që janë lënduar rëndë e lehtë”, tha Kryeministri Kurti.

Ai falënderoi kryeministrin e Kroacisë për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, ndihmën e shpejtë, reagimin urgjent dhe për tretmanin ndaj pacientëve në spital, por edhe ndaj udhëtarëve të tjerë të cilët janë në duar të mira e të sigurta të mjekëve dhe psikologëve kroat.

UBT

Së bashku me kryeministrin Kurti, në vizitë të lënduarve në spitalin e Slavonski Brodit, ishin edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela.

Përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kroate, duke koordinuar veprimet dhe të gjitha masat e nevojshme për kujdesin dhe trajtimin e të gjithë udhëtarëve që janë lënduar në këtë aksident tragjik./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.