UBT

Kryeministri Kurti bën thirrje për vaksinim

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që ende s’janë vaksinuar, që të caktojnë terminet për vaksinim në platformën E-Kosova ose në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare, për t’u mbrojtur nga variant Delta, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka thënë se Kosova është vendi i vetëm në rajon që po përdorë vetëm vaksinat e aprovuara nga Agjencia Federale e Barnave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Agjencia Evropiane e Barnave.

Ai ua ka rikujtuar qytetarëve se mund të zgjedhin vaksinën që dëshirojnë ta marrin.

Hidromorava

“Ju bëj thirrje që të caktoni terminet për vaksinim në platformën https://ekosova.rks-gov.net ose në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat tuaja.

Me kujtimin për të dashurit që humbëm nga pandemia, të kujdesemi për veten dhe njerëzit tonë të afërm duke u vaksinuar. Të përgjegjshëm individualisht dhe për njëri-tjetrin, bashkë ia dalim!”, ka shkruar Kurti./Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.