Mobi Casa

Kryeministri Isa Mustafa vizitoi Kamenicën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Begzad Sinani, ka pritur sot në një vizitë disaorëshe Kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Isa Mustafa. Në takimin e mbajtur në zyrën e Kryetarit Sinani morën pjesë edhe ministrat Lutfi Zharku, Arban Abrashi, Dalibor Jevtic, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, nënkryetarët e Kamenicës Fatmir Matoshi e Dragisha Savic, kryesuesi Bajram Dërmaku si dhe disa nga zëvendësministrat dhe drejtorët komunal.

Sinani para Kryeministrit foli për gjendjen e përgjithshme në Kamenicë e në theks të veçantë për projektet e infrastrukturës, ekonomisë dhe ato të sigurisë. “Përsa i përket infrastrukturës Kamenica ka nevojë për rregullimin e disa rrugëve siç janë : Rruga Penda e Kopërnicës – Bunari i Kopërnicës, Rruga Shipashnicë e Poshtme – Shipashnicë e Epërme, Rruga Muqiverc – Krenidell dhe projekte të tjera si Stadiumi i Qytetit, Ura në Topanicë dhe një Fond për rregullimin e infrastrukturës në qytet kanalizime, ujësjellës, asfaltime rrugësh. Ndërsa sa i përket infrastrukturës shkollore të nevojshme janë shkolla në Busavatë,Shkolla në Berivojcë dhe shkolla në Krilevë” tha kryetari Sinani.

Ai gjithashtu ka folur edhe për projektet që gjenerojnë vende të reja të punës, për pikën kufitare në kapi, problemin e kufirit në Karaqevë, palestrën e sporteve, objektin e komunës dhe çështje të tjera.

GRANDEMALL

Kryeministri Isa Mustafa e ka falënderuar Kryetarin Sinani për pritjen e përzemërt dhe ka shprehur vullnetin që këto projekte të diskutohen tash gjatë hartimit të buxhetit për vitin 2016. “Është mirë që i diskutojmë këto çështje në zyrën Tuaj në komunë dhe i shohim konkretisht në teren, sepse kështu kemi një ndjesi më të mirë kur përcaktojmë projektet që do të përfshihen në buxhetin e vitit që vjen” tha Kryeministri Mustafa.

Ai ka vlerësuar punët që janë bërë në Kamenicë dhe ka shprehur gatishmërinë që ta mbështes komunën në realizimin e projekteve në interes të qytetarëve të Kamenicës.

Sinani së bashku me Kryeministrin Mustafa kanë vizituar edhe objektin e banesës për banim kolektiv si dhe Ndërmarrjen private FUNGO SH.P.K./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.