GRANDEMALL

Kryeministri Isa Mustafa takon Lutfi Hazirin, flasin për projektet zhvillimore

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryeministri Isa Mustafa i shoqëruar edhe nga ministrat e tij ka takuar Lutfi Hazirin dhe tërë kabinetin e tij. Haziri tha për rajonipress se me kryeministrin do të flasin për projektet zhvillimore dhe ato të infrastrukturës. Isa Mustafa pritet që gjatë ditës të takojë edhe tre biznese të Gjilanit.

Kryeministri i vendit i shoqëruar nga ministrat Lutfi Zharku, Adnan Abrashi, Memli Krasniqi ka arritur në Gjilan të enjtën ku fillimisht ka takuar Lutfi Hazirin dhe stafin e tij.

FIDANISHTJA

Mustafa dhe Haziri pritet të flasin për projektet e mëdha zhvillimore dhe ato të infrastrukturës raporton rajonipress.

Lutfi Haziri tha për rajonipress se Gjilani dhe Anamorava do të përkrahen nga Qeveria e Kosovës e cila me ardhjen në krye të Isa Mustafës ka premtuar projekte që zhvillojnë dhe avancojnë jetën e këtij regjioni. “Në veçanti do të fokusohemi në projektet në infrastrukturë dhe ato në bujqësi, ekonomi e projektet tjera që janë domethënëse për Gjilanin” tha Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.