Kryeministri Isa Mustafa emëron Bordin e “Hidromoravës” në Gjilan
Gjilan – Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në vendimin tij të datës 30 tetor 2015 ka marrë vendim që të emërojë këta kandidatë për Bordin e Kompanisë Rajonale “Hidromorava”, Elhame Shefkiu kryesuese, Avdyl Hasani, Ariana Pireva, Xheladin Zenuni, Xhemajl Aliu dhe Ali Arifi anëtar.
Sipas vendimit të Qeverisë mandati për këtë bord zgjatë tri vite.
Ndryshe Momin Morina zyrtar i lartë në “Hidromorava” tha për rajonipress se tani kompania është kompletuar me staf dhe bord dhe shumë shpejt pritet që kompania të fillojë me projektet serioze që ka të parapara./rajonipress/


