UBT

Kryeministri Isa Mustafa “ateron” në Bruksel

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pas pjesëmarrjes në Konferencën e Munihut për Siguri, kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po qëndron për vizitë në Bruksel.

Gjatë vizitës në Bruksel, kryeministri Mustafa, do të takohet me përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë / zëvendës presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Për rezultatet e takimit, kryeministri Mustafa, pas kthimit në Kosovë, do të informojë Kuvendin e Republikës së Kosovës.

ARKATANA

Kryeministri Mustafa, gjatë qëndrimit në Bruksel po ashtu do të zhvillojë takime të nivelit të lartë me përfaqësues të tjerë të Bashkimit Evropian si dhe të NATO-s.

Gjatë fundjavës, kryeministri Isa Mustafa ka qëndruar në Munih ku ka marrë pjesë në Konferencën e 51-të të Munihut për Siguri, gjatë të cilës ka zhvilluar takime me përfaqësues të lartë të shumë shteteve, duke përfshirë zëvendës presidentin e SHBA-ve, Joseph Biden, ndihmës sekretaren e Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Victoria Nuland, ish-presidentin Martti Ahtisaari, kongresmenë amerikanë, deputetë të Bundestagut gjerman, si dhe shumë përfaqësues të lartë e personalitete të shquara ndërkombëtare./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.