HW

Kryeministri injoron deputetët

/ 2 minuta lexim
HW

Ka dështuar interpelanca e kryeministrit Haradinaj, e thirrur nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në lidhje me gjuajtjen me armë nga zëvendëskryeministri Dardan Gashi, pasi kryeministri Haradinaj nuk ishte i pranishëm në seancë, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’.

Propozuesi i interpelancës për kryeministrin Ramush Haradinaj, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, e ka quajtur të papërgjegjshëm veprimin e kryeministrit.

Ai tha se Haradinaj e ka obligim kushtetues që të vijë në interpelancë. Ndryshe, kjo interpelancë është shtyrë për seancën e sotme, që do të fillojë në orën 10:00.

Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës gjatë ditës së djeshme ka vazhduar seancën, ku miratoi në lexim të parë Projektligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik me 45 vota për, asnjë kundër dhe 16 abstenime.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se përmes miratimit të legjislacionit po mundohen që të luftojnë konfliktin e interesit në ushtrimin e funksionit publik. Ai shtoi se ky projektligj parasheh masa që do ta mundësojnë luftimin e këtyre dukurive, por edhe dukurive të tjera.

FIDANISHTJA

Përveç kësaj, Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe Raportin e Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016 dhe ka miratuar Raportin Vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016.

Kurse pagat e larta në Fondin e Kursimeve Pensionale ishte temë debati në seancën e Kuvendit, ku u miratua kërkesa e Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore për vitin 2018, shkruan tutje Gazeta ‘Zëri’.

Diskutimi i deputetëve ishte i fokusuar në pagat e mëdha që marrin drejtori dhe bordi i Fondit Pensional të Kosovës.

Ata madje kërkuan që të ulen këto paga, të cilat sipas tyre janë në disproporcion me pagën mesatare minimale në vend dhe me gjendjen ekonomike./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.