Fundamenti

Kryeministri Hoti tregon se është bërë dyfishimi i subvencioneve në bujqësi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti njofton se është bërë dyfishimi i subvencioneve në bujqësi.

Hoti me anë të një shkrimi më Facebook ka thënë se, ditë të mira po vijnë për prodhuesit vendorë.

“Ditë të mira po vijnë për prodhuesit vendorë! Dyfishimi i subvencioneve për bujqit dhe fermerët ishte premtim i yni që në ditët e para të qeverisjes!”, ka shkruar Hoti.

Uji Dea

Kujtojmë se, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur në fund të muajit shtator, kishte miratuar vendimin për dyfishimin e subvencioneve për bujqit në vlerë prej 12 milionë euro.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa në prezantimin e këtij propozimi kishte thënë se, ky sektor gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 është ballafaquar me shumë sfida.

“Pandemia COVID-19 ka paraqitur mjaftë sfida edhe për sektorin e bujqësisë. Këto sfida filluar me të vjelat dhe të mbjellat, ku në mungesë të tregjeve të gjelbëra ka vazhduar me mungesë të shitjes së produkteve bujqësore gjatë tërë vitit. Sipas Planit për Rimëkëmbjen Ekonomike kemi paraparë dyfishimin e subvencioneve për vitin 2020, krahasuar me normat e viti 2019, duke rritur substancialisht fondet për të investuar edhe më shumë në bujqësi. Sivjet do të paguajmë dyfish për kulturat e parapara në Programin e Pagesave Direkte për vitin 2020”, kishte thënë Mustafa. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.