United Hospital

Kryeministri Hoti thotë se është siguruar që marrëveshja s’është e gatshme kur të shkoj në Shtëpi të Bardhë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se qysh në fillim të marrjes së mandatit është interesuar dhe i ka pyetur partnerët ndërkombëtarë se në çfarë stadi është procesi i dialogut sa i përket arritjes së një marrëveshje finale me Serbinë.

Kreu i ekzekutivit thotë se pas diskutimeve që ka pasur ka marrë garancinë e miqve ndërkombëtarë se nuk ka një marrëveshje të tillë të gatshme dhe se procesi drejt arritjes së një marrëveshje finale nuk është askund.

Këto deklarata Hoti i ka bërë në një panel diskutimi kur është pyetur se çfarë do të bëjë nëse në Washington i servohet një marrëveshje e gatshme.

Fundamenti

Ndërkombëtarët sipas Hotit kanë thënë që duhet rifilluar dialogu, meqë procesi ka ngecur dhe s’ka kurrfarë arritje.

“Ky ka qenë shqetësimi im në komunikim me ndërkombëtarët kur kam marrë detyrën. Jam interesuar dhe i kam pyetur se ku ka arritur ky proces, sa i përket marrëveshjes përfundimtare. Përgjigja e tyre e prerë ka qenë se s’ka arritur askund. Ata kanë thënë se ju duhet të filloni procesin e arritjes se marrëveshjes përfundimtare”, ka thënë kreu i Qeverisë.

Ai thotë se si përfaqësues i ekzekutivit nuk është në dijeni që ka ndonjë draft për marrëveshje të gatshme dhe sipas tij kjo e ka bërë edhe më të lehtë punën për kornizimin dhe vendosjen e parimeve mbi të cilat mund të arrihet marrëveshja finale kur të udhëtojnë për në Ëashington më 27 qershor. Si kryeministër nuk jam në dijeni që ka ndonjë draft të marrëveshjes. Kjo e ka bërë të lehtë punën tonë, për të kornizuar qasjen tonë. Në shkojmë në Ëashington dhe propozojmë parimet tona mbi të cilat mund të arrihet marrëveshja përfundimtare”, ka thënë kryeministri Hoti./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.