Fundamenti

Kryeministri Hoti prezanton programin qeverisës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri Avdullah Hoti në mbledhjen e parë të qeverisë, pas asaj ceremoniale, ka bërë një përmbledhje të programit qeverisës.

“Programi që kemi përgatitur adreson nevojat prioritare që ka shteti, shoqëria dhe ekonomia e Kosovës, i bazuar në parimet dhe normat që burojnë nga Kushtetuta e Kosovës në funksion të ruajtjes së pavarësisë, sovranitetit, integritetit territorial dhe rendit kushtetues të Kosovës që për ne si Qeveri e Kosovës është detyrim shtetëror thelbësor që buron nga vullneti i qytetarëve”.

“Para vetes kemi agjendë të ngjeshur. Programin qeverisës e kemi përmbledhur në disa objektiva qeverisëse: beteja që duhet ta fitojmë kundër pandemisë, rimëkëmbja ekonomike për të kthyer standardin e jetës dhe nivelin e bizneseve aty ku ka qenë para pandemisë, derisa objektivat e tjera do të jenë forcimi i shtetit, avancimi i demokracisë, luftimi i dukurive negative, veçmas krimit dhe korrupsionit, zhvillimi ekonomik i bazuar në ekonomininë e tregut me rritje të punësimit dhe investimit, si dhe marrja e plotë e përgjegjësive si qeveri në përputhje me Kushtetutën për të çuar përpara dialogun me Serbinë në bashkëpunim të ngushtë me BE-në dhe SHBA-të duke mos lejuar ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të territoreve dhe të tjera”, tha ai.

Hoti ka treguar edhe si si planifikon qeveria që ai udhëheq të menaxhojë situatën me pandeminë, si objektivë e parë dhe e mënjehershme.

Mobi Casa

“Në programin tonë këtë pjesë e kemi paraparë në dy shtylla. E para, masat gjatë fazës emergjente ku planifikojmë ta mbajmë të mobilizuar plotësisht sistemin tonë shëndetësor dhe vetëdijen e qytetarëve lart, ndërkohë që hapim bizneset dhe shoqërinë për t’u kthyer gradualisht në normalitet. Ndërmarrim protokollet që janë zhvilluar nga OBSH dhe Komisioni Europian për të bërë të mundur rikthimin gradual në normalitet”.

“Masat afatgjata për përballjen me pandemië përfshijnë krijimin e kapaciteteve që të kryejmë numër shumë të madh të testeve në gjithë Kosovën me procedura të shpejta dhe të decentralizuara duke integruar të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor, ashtu si edhe sistemin publik dhe privat shëndetësor që të kenë kapacitetet e nevojshme për përballjen në të ardhmen në rast se kthehet prapë pandemia”.

“Do të ndërtojmë edhe një lloj sistemi të inteligjencës ku shpejt identifikojmë rastet që mund të paraqiten duke zbatuar protokollet e Komisionit Europian dhe OBSH-së. Në funksion të kësaj vizitën e parë si kryeministër e kam pasë dje në Ministrinë e Shëndetësisë ku bashkë me ministrin kemi takuar stafin që ka qenë në ballë të kësaj lufte gjatë këtyre muajve”, tha Hoti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.