ARKATANA

Kryeministri Hoti: “Flaka e Janarit” është vlerë nacionale

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti gjatë vizitës së sotme në Gjilan, në kuadër të manifestimit tradicional “Flaka e Janarit”, është pritur në takim nga kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri i cili e ka falënderuar për mbështetjen që i ka dhënë komunës së Gjilanit.

Pas takimit, kryeministri Hoti e ka falënderuar kryetarin Haziri për ftesën për të qenë bashkë në kuadër të manifestimeve të “Flakës së Janarit”, që është bërë brend i kësaj komune dhe është vlerë nacionale që përcillet me interes në mbarë Kosovën.

“Ne jemi munduar si Qeveri me resurset që kemi, të mbështesim projekte në të gjithë sektorët, në të gjitha komunat pa përjashtim, por rezultatet që keni arritur në disa prej projekteve në veçanti, janë falë punës suaj, mënyra se si e menaxhoni këtë komunë me një devotshmëri dhe qasje integruese për mbarë regjionin”, tha kryeministri Hoti.

United Hospital

Kryeministri Hoti dha më shumë hollësi rreth Zyrës për Luginën e Preshevës e cila do të funksionoj në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

“Tanimë e kemi hartuar edhe një plan pune dhe janë shtri obligimet e të gjitha ministrive, institucioneve, për të mbështetur Luginën e Preshevës në arsim, shëndetësi, ekonomi, kulturë, rini e sport dhe në të gjitha aktivitetet pa përjashtim, për ta bërë atë pjesë organike të jetës kulturore, ekonomike dhe shpirtërore të mbarë Kosovës”, tha kryeministri Hoti.

Sivjet është edicioni i 30 i manifestimit tashmë tradicional “Flaka e Janarit”, që përbën trashëgiminë shpirtërore dhe shpreh respektin për heronjtë, dëshmorët, martirët dhe të gjithë që kanë dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.