UBT

Kryeministri Haradinaj: Vota pro kosovarëve është votë pro qytetarëve europian

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim delegacionin e Parlamentit Evropian, të kryesuar nga Tonino Picula, i cili po qëndron në Kosovë për të marrë pjesë në mbledhjen e Pestë të Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë, i cili përbëhet nga deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe të Parlamentit Evropian.

Kryeministri Haradinaj, e njoftoi delegacionin nga Parlamenti Evropian për të arriturat në të gjitha fushat, me theks të veçantë në zhvillimin e qëndrueshëm ekomomik, forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, përmbushjen e agjendës së Reformave Evropiane dhe në fusha të tjera që ndikojnë në rritjen e mirëqenies sociale.

Kryeministri Haradinaj në veçanti ka falënderuar deputetët për votën pro liberalizmit të vizave në Parlamentin Evropian, duke thënë se ky konfirmim është lajm i mirë për popullin e Kosovës.

“Vendimi i Parlamentit Evropian pro rekomandimit për heqjen e vizave, ishte lajm i mirëpritur nga institucionet dhe populli i Kosovës, andaj në emër të qytetarëve tanë ju shpreh mirënjohjen të gjitha institucioneve të BE-së për punën dhe angazhimin e tyre që Kosova të jetë pjesë e integrimeve evropiane. Vota juaj pro kosovarëve është votë pro qytetarëve tuaj. Ne jemi të përkushtuar që t’i takojmë vlerave evropiane, besimit evropian dhe një ditë edhe familjes evropiane”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se Kosova është e përqendruar që të vazhdojë punën e saj në konsolidimin e brendshëm në të gjitha fushat, marrëdhëniet e mira ndër fqinjësore, dialogun dhe në fuqizimin e partneritetit me vendet e BE-së dhe SHBA-të.

ARKATANA

Në këtë takim u diskutua edhe për progresin e Kosovës dhe rezultatet e arritura në implementimin e MSA-së.

Kryeministri Haradinaj i njoftoi parlamentarët evropianë për zbatimin e MSA-së, për të cilën tha se ka dhënë rezultate pozitive, duke falënderuar institucionet e BE-së, në përkrahjen e dhënë në implementimin e masave që duhen ndërmarrë për zbatimin e Reformës së Agjendës Evropiane.

Deputetët e Parlamentit Evropian të kryesuar nga Tonino Picula përshëndetën të arriturat në Kosovë, duke theksuar përkrahjen e vazhdueshme të Parlamentit Evropian në proceset e integrimeve evropiane të Kosovës dhe duke inkurajuar institucionet të vazhdojnë angazhimin e tyre për fuqizimin e brendshëm dhe ndërkombëtar të Kosovës.

Pjesë e takimit ishte edhe shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.