ARKATANA

Kryeministri Haradinaj: Vota pro demarkacionit është votë për shtetin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, ka paraqitur dhe ka arsyetuar para deputetëve Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Fjala e plotë e kryeministrit Ramush Haradinaj:
I nderuar kryetar i Kuvendit të Kosovës, z. Veseli,
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës, kabinet qeveritar,
Media, qytetarë të Kosovës.
Kam nderin të paraqesë para jush Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Të nderuar deputetë, përfaqësues të popullit
Kemi kaluar një fazë jo të lehtë për të adresuar para jush një çështje ndër më të rëndësishmet për shtetin. Pas shumë përpjekjesh, bisedash e negociatash me partnerët dhe miqtë e Kosovës, por edhe me Malin e Zi, kemi arritur të gjejmë një formulë të pranueshme për të gjitha palët.
Kemi arritur që edhe ta ruajmë të drejtën për tokën tonë, ta ruajmë fqinjësinë me Malin e Zi dhe partneritetin me aleatët strategjik të Kosovës. Jam i bindur se marrëveshja ndërmjet dy presidentëve dhe të gjeturat e Komisionit Shtetëror e plotësojnë marrëveshjen e nënshkruar më 2015 dhe krijojnë bazë të pakontestueshme ligjore për korrektimin e gabimeve të bëra në procesin paraprak, posaçërisht në drejtim të Kullës dhe Çakorrit, siç është specifikuar edhe në aneks marrëveshjen e presidentëve.

United Hospital

Vota pro këtij projektligji sot më shumë se kurrë është votë për shtetin e Kosovës, është votë për perspektivën euroatlantike të vendit, është votë për liri të lëvizjes. I kemi analizuar të gjitha faktet dhe rreziqet dhe ju garantoj se ratifikimi i këtij projektligji me dokumentet përcjellëse nuk e rrezikon territorin e Kosovës.
Të nderuar deputetë,
Vendimi është në dorën tuaj dhe vota pro këtij projektligji sot është edhe kërkesë e shumicës së qytetarëve. Ju bëj thirrje pa dallim partie apo etnie, apo bindje ideologjike që të votoni pro këtij projektligji.
Ju faleminderit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.