RCCOLA

Kryeministri Haradinaj: Shqiptarët në Ballkan kanë nevojë për njerëzit e tyre në Amerikë

/ 2 minuta lexim

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim anëtarin e Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj dhe delegacionin shqiptaro-amerikan.

Kryeministri Haradinaj, me këtë rast, tha se ka kënaqësinë të nderojë Mark Gjonaj me dekoratën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, me motivin e lartësimit të vlerave shqiptare kudo që janë, por veçanërisht në Amerikë.

Kryeministri Haradinaj tha se gjatë takimit janë diskutuar tema të ndryshme, nga shqetësimet e punët e Kosovës, punët e shqiptarëve kudo që jetojnë.

“E kemi një situatë festimi më 3 mars, ku shqiptarët votojnë për Këshillin e Tuzit dhe ftojmë shqiptarët të votojnë dhe t’i gëzohen komunës së vet”, tha kryeministri Haradinaj, duke ftuar edhe institucionet e Malit të Zi që t’i gëzohen këtij suksesi të shqiptarëve në Tuz.

Uji Dea

Kryeministri Haradinaj tha se shqiptarët në Ballkan kanë nevojë për njerëzit e tyre në Amerikë, që të vazhdojnë të qëndrojnë afër temave të Kosovës në Amerikë.
Ndërkaq, anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, tha se është një nder i veçantë prania e tyre sot në Kosovë.

“Pasioni dhe emocionet që kam teksa kaloja në bulevard dhe mbërritja në Prishtinë te ky popull dhe komb i mrekullueshëm është diçka që do ta kujtoj edhe për shumë vite tjera që do të vijnë. Bujaria e kryeministrit Haradinaj dhe çiltërsia e tij janë të jashtëzakonshme”, tha Gjonaj, duke shtuar se dialogu mes tyre dhe kryeministrit Haradinaj do të vazhdojë.
Gjonaj tha se në takimin e sotëm diskutuan për interesin e agjendës nacionale, të ardhmen e Kosovës, veçanërisht raportet mes Kosovës dhe komunitetit të shqiptarëve që jetojnë në Amerikë.

“Faleminderit për mikpritjen tuaj dhe punën që po e bëni dhe punën që do ta bëjmë së bashku në të ardhmen që të mbrojmë historinë, kulturën, njerëzit tanë dhe shqiptarët kudo që jetojnë nëpër botë”, theksoi ai./rajonipress/