FIDANISHTJA

Kryeministri Haradinaj priti Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Pahor

/ 1 minutë lexim
GRANDEMALL

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.

Kryeministri Haradinaj, në emër të qeverisë dhe popullit të Kosovës, falënderoi presidentin Pahor për vizitën që po i bënë Kosovës, në prag të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Është privilegj të kemi në vizitë presidentin Pahor. Me këtë rast e falënderova në emër të kosovarëve për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës pas shpalljes së pavarësisë së vendit dhe shpreha admirimin për të arriturat e shtetit slloven” , tha kryeministri Haradinaj.

FIDANISHTJA

Duke vlerësuar rolin e kompanive sllovene në Kosovë, kryeministri Haradinaj tha se Sllovenia është partneri më i madh ekonomik i Kosovës. Po ashtu, kryeministri Haradinaj shprehu përkushtimin e qeverisë për të punuar në mënyrë konsistente për zhvillimin ekonomik të vendit.

Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, tha se Sllovenia do ta mbështesë Kosovën në rrugën e integrimit evropian dhe të zhvillimit ekonomik./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.