ARKATANA

Kryeministri Haradinaj priti në takim ish Kryetarin kroat Mesiq

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, priti në takim ish Kryetarin e Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesiq, i cili e uroi kryeministrin kosovar për detyrën, duke i shprehur atij dëshirat më të mira, për të dhe popullin e Kosovës, në rrugën euroatlantike.

Ish Kryetari kroat Mesiq nga ana e tij është shprehur se funksionet politike janë kalimtare, porse miqësia me Ramush Haradinajn dhe me popullin e Kosovës do të jetë e përjetshme.

Eco Higjiena

Kryeministri Haradinaj theksoi mbështetjen e fuqishme që Kryetari Mesiq i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj, në të gjitha etapat, që nga lëvizja paqësore në vitet ’90 e deri te lufta çlirimtare si dhe rrugëtimi i vendit drejt pavarësisë, e deri në ditët e sotme.
“Në Kosovë jeton një komunitet i vogël kroat dhe unë si kryeministër i vendit, në asnjë moment nuk do t’i lë ata të vetëm. Do të jem pranë tyre…”, ka thënë Kryeministri Haradinaj.

Shembulli i rrugëtimit të Kroacisë deri në anëtarësim në BE dhe në NATO është një shembull i mirë, tek i cili duhet të mbështetet Kosova në agjendën e saj euroatlantike, ka thënë Kryeministri kosovar Haradinaj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.