ARKATANA

Kryeministri Haradinaj pret në takim ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar

/ 2 minuta lexim
HW

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në vend dhe rajon si dhe mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy vendeve.

Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar ministrin Akar për progresin e përgjithshëm në Kosovë, prioritetet e Qeverisë së Kosovës, agjendën e Reformave Evropiane, zhvillimin ekonomik, si dhe orientimin euroatlantik të Kosovës.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka falënderuar ministrin Akar dhe shtetin e Turqisë për ndihmën dhënë Kosovës në të gjitha periudhat, në të njëjtën kohë ka kërkuar mbështetjen edhe për proceset tjera zhvillimore dhe rrugën e integrimeve euroatlantike.
“Republika e Kosovës dhe Turqia kanë bashkëpunim të frytshëm dhe Kosova është e interesuar që edhe në të ardhmen ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në fushën e sigurisë dhe atë të ekonomisë”, tha kryeministri Haradinaj.

KKVITI

Kryeministri Haradinaj e ka uruar ministrin Akar me rastin e 70-vjetorit të NATO-s, duke e falënderuar atë për kontributin e personelit ushtarak e civil turk brenda KFOR-it për paqe dhe siguri në Kosovë.

Ndërsa, ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, ka vlerësuar progresin e Kosovës në të gjitha fushat, duke thënë se Turqia do të vazhdojë mbështetjen e Republikës së Kosovës në fushën e sigurisë, ngritjen e kapaciteteve të FSK-së dhe integrimet euroatlantike të Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.