Uji Dea

Kryeministri Haradinaj: Opozita dhe Lista Serbe nuk po e votojnë Ekipin e Unitetit

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, para pak çastesh ka lëshuar ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, pasi seanca e paralajmëruar nuk ka filluar as në orën 16:00 si pasojë e mungesë së deputetëve të Listës Serbe, shkruan Gazeta Express.

Haradinaj në një prononcim për T7 ka thënë se vetëm opozita dhe ‘Lista Serbe’, nuk po e votojnë ekipin e unitetit që u propozua nga qeveria.

KKGJILAN

“Mirë do të ishte që opozita ta votonte. Opozita dhe Lista Serbe s’po e votojnë Ekipi i Unitetit”, ka thënë Haradinaj për T7, transmeton Gazeta Express.

Haradinaj nuk ka treguar se kur do të fillojë saktësisht seanca, por vetëm ka thënë që do të shtyhet përsëri./Express/