FITORJA

Kryeministri Haradinaj në takim me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nju Jork – “Roli i NATO-s në Kosovë ishte jetik për popullin tonë në kohë lufte, kontributi i së cilës vazhdon edhe në ditët e sotme. Objektivi ynë kryesor strategjik mbetet aplikimi i plotë i standardeve të Bashkimit Evropian në rrugën tonë drejt procesit të integrimit në BE dhe përpjekjet për t’u bërë pjesë e Aleancës më të madhe të paqes e sigurisë në botë, NATO-s”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me Sekretarin e NATO-s Jens Stoltenberg në Nju Jork.

Situata politike dhe e sigurisë në vend dhe rajon, progresi i arritur në Kosovë, me theks të veçantë procesi i tranzicionit i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, si një forcë multietnike, profesionale dhe sipas standardeve të NATO-s, ishin disa nga temat e këtij takimi.

Kryeministri Haradinaj ka kërkuar mbështetjen e Sekretarit Jens Stoltenberg dhe institucionit që ai drejton për procesin e tranzicionit të FSK-së në Ushtri, proces ky që do të kontribuonte në sigurinë më të qëndrueshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Haradinaj ka falënderuar Sekretarin Stoltenberg për bashkëpunimin e NATO-s dhe mbështetjen e vazhdueshme që po jep KFOR-i në krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Uji Dea

“Institucionet dhe populli i Kosovës e vlerësojnë lartë rolin e NATO-s”, tha kryeministri Haradinaj, duke vlerësuar se prezenca e NATO-s përmes KFOR-it në Kosovë është kontribut për forcimin e paqes dhe të stabilitetit në këtë pjesë të Evropës Juglindore.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se NATO do të ofroi përkrahje për Kosovën edhe në të ardhmen.

Takimi me Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, u zhvillua në kuadër të vizitës zyrtare të Kryeministrit Haradinaj në Nju Jork.

Në këtë takim morën pjesë edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe Ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.