United Hospital

Kryeministri Haradinaj: Majlinda Kelmendi shembull i suksesit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim kryetarin e Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, përzgjedhësin e kombëtares, Driton Kuka dhe kampionen olimpike të xhudos, Majlinda Kelmendi.

Kryeministri Haradinaj tha se është për admirim puna e ekipit, e cila, jo çdoherë në rrethana të lehta, i ka sjellë Kosovës medaljen e artë olimpike, që në pjesëmarrjen e parë. Njëkohësisht, tha se, kjo fitore, përpos për Majlindën, është një e arritur shumë e madhe edhe për Kosovën.

Kryeministri i falënderoi për punën e madhe që kanë bërë, duke shprehur gatishmërinë që në perspektivë të vendoset një marrëdhënie më e mirë bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë dhe Federatës së Xhudos së Kosovës, që mundëson vazhdimin e punës tuaj pa preokupime.

“Ju e keni nxjerrë Kosovën ashtu siç kishim pasur dëshirë të jemi në të gjitha aspektet tjera”, tha kryeministri.

ARKATANA

Kryetari i Federatës, Agron Kuka, e njoftoi Kryeministrin Haradinaj për aktivitetit aktuale të sportistëve dhe kërkoi mbështetjen institucionale rreth sfidave me të cilat përballen.

Ai kërkoi që të bëhet kategorizimi i sportistëve dhe trajnerëve, të zbatohet ligji për sponsorizim si dhe të vazhdohet memorandumi i MKRS dhe Federatës së Xhudos të Kosovës për Majlindën. Poashtu, Toni Kuka u interesua për pasaporta diplomatike për sportistët kulmorë si dhe për sigurimet shëndetësore për sportet luftarake. “Majlinda, si kampione olimpike, është paguar sipas Memorandumit dhe prej 1 janar 2017, ka mbetur pa status.”

Kryeministri Haradinaj i siguroi ata se Ligji për Sponsorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të rregullohet deri në fund të këtij viti dhe se memorandumi do të zbatohet në retro-aktiv./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.