FIDANISHTJA

Kryeministri Haradinaj: Kosova është gati për liberalizimin e vizave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj takoi sot delegacionin e BE-së për vlerësim të progresit në fushën e sundimit të ligjit, të udhëhequr nga Simon Mordue, zëvendës drejtor gjeneral në Drejtorinë e Përgjithshme për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi.

Kryeministri Haradinaj paraqiti të arriturat e Qeverisë në sundim të ligjit, respektivisht përmbushjen e të gjitha kritereve në fushën legjislative, ku theksoi punën e cila është bërë në procesimin e ligjeve të nevojshme të pakos për sundim të ligjit, siç janë ai për parandalimin e konfliktit të interesit, prokurorinë e shtetit, azilin dhe të huajt, financimin e partive politike etj, dhe projektligjet e fushës së luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, siç janë Ligji i Agjencisë Kundër Korrupsion, deklarimin e aseteve, mbrojtjen e informatorëve dhe autorizimeve të shtuara për konfiskim.

Kryeministri Haradinaj theksoi se me takimet e nivelit të lartë që mbahen nën patronatin e Kryeministrit është rritur llogaridhënia e institucioneve relevante.

Mobi Casa

“Në fushën e sigurisë Kosova ka shënuar sukses dhe mekanizmat e sigurisë tash janë më të fokusuara dhe më llogaridhënëse. Me të marrë Raportin e Progresit, Qeveria ka zhvilluar Planin e Veprimit për të adresuar sfidat e përmendura në Raportin e Komisionit Evropian 2018 në mënyrë specifike dhe të saktë. Kosova gjithashtu ka bërë progres në transparencë duke i publikuar kontratat publike dhe duke u përgjigjur në të gjitha kërkesat për qasje në dokumentet zyrtare. Prioritet mbeten politikat e llogaridhënies, efektivitetit institucional dhe transparencës”, shtoi Kryeministri Haradinaj.

Kosova ka punuar shumë në përmbushjen e kritereve dhe është e përkushtuar që të adresojë me sukses sfidat e mbetura.

Kryeministri potencoi se Kosova është gati për liberalizimin e vizave./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.