Mobi Casa

Kryeministri Haradinaj: Kosova e gatshme që të kontribuoj për paqen në rajon dhe botë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nju Jork – Në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që po mbahet në Nju Jork, kryeministri Ramush Haradinaj, zhvilloi një takim me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjen e Parandalimit të Konflikteve, Pete Marocco.

Në këtë takim, është biseduar për angazhimin e Kosovës në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit dhe për veprimet e ndërmarra në funksion të konsolidimit të brendshëm të vendit, forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit dhe të gjitha mekanizmave të sigurisë dhe për angazhimin e Kosovës në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit.

Kryeministri Haradinaj, e ka njoftuar Zëvendës-Ndihmës Sekretarin Marocco për të arriturat në Kosovë në përmbushjen e reformave, zhvillimin ekonomik, dhe në fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit.

Uji Dea

“Qeveria është duke punuar në fuqizimin e rendit dhe ligjit. Ne kemi institucione kredibile që mund të kontribuojnë në ruajtjen e paqes në vend dhe rajon”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar gjithashtu se fuqizimi i subjektivitetit ndërkombëtar të vendit duke u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare, do t’i mundësojë Kosovës që të jap kontributin e saj në sigurimin e paqes së qëndrueshme.

Zëvendës-Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjen e Parandalimit të Konflikteve, Pete Marocco, tha se SHBA-të vlerësojnë sukseset që ka shënuar Kosova dhe do të jenë mbështetëse në rrugën e saj euroatlantike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.