ARKATANA

Kryeministri Haradinaj: Kongresisti Eliot Engel është memorie e gjithë rrugëtimit historik të Kosovës

/ 3 minuta lexim
HW

Prishtinë – “Fat i madh për vendin që gjithë këto vjet, për të realizuar të drejtën tonë dhe për të arritur këtu ku jemi sot ne kishim një zë të fuqishëm përkrah. I lumtur si në çdo rast tjetër, ta pres sot Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan, Eliot Engel dhe të ndajë me të të arriturat e vendit, sfidat dhe aspiratat tona”, kështu tha Kryeministri Ramush Haradinaj, pasi priti në takim mikun e madh të shqiptarëve, kongresistin amerikan, njëherësh Kryesues i Komisionit për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan, Eliot Engel.

Fillimisht kryeministri Haradinaj, e ka uruar kongresistin Engel për shënimin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së dhe hapjen e ndërtesës së re të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, duke thënë se Kosova do të jetë përjetë mirënjohëse për përkrahjen që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë para dhe gjatë luftës dhe tani në shtetetndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve demokratike të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar kongresistin Engel me proceset e përgjithshme në vend, prioritetet qeverisëse, forcimin e rendit dhe ligjit, zhvillimin ekonomik, duke potencuar se synimi i Kosovës është anëtarësimi në BE dhe në NATO, duke falënderuar njëherësh kongresistin Engel për kontributin e tij të vazhdueshëm për të gjitha proceset në Kosovë.

“Kosova është e përcaktuar për të ardhmen euro-atlantike, në miqësi të përhershme me ShBA-të, fqinjësi të mirë me vendet e rajonit dhe përmbylljen e dialogut me Serbinë, me një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme që çon në njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, tha Kryeministri Haradinaj dhe kërkoi mbështetjen e SHBA-ve edhe në procesin e dialogut.

ARKATANA

Duke theksuar se partneriteti strategjik ndërmjet Kosovës dhe ShBA-ve do të vazhdojë edhe në të ardhmen si dy vende mike, kryeministri Haradinaj theksoi nevojën e mbështetjes së kongresistit Engel në konsolidimin ndërkombëtarë të vendit dhe në anëtarësimin e vendit në organizatat ndërkombëtare.

Kongresisti amerikan Eliot Engel, tha se është i ngazëllyer që kthehet në Kosovë dhe i bashkohet festës së 4 Korrikut dhe përurimit të ndërtesës së re të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu, kongresisti Engel vuri në dukje përparimin e madh që Kosova ka bërë që nga pavarësia dhe shpreson që ky vend të vazhdojë të përparojë në drejtim të prosperitetit, demokracisë dhe sundimit të ligjit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.