Fundamenti

Kryeministri Haradinaj: Kamenica, shembull i mirë i një jete të integruar!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – “Kamenica ka dëshmuar një vetëdije të ngritur qytetare dhe këtë e tregon edhe fakti se shkalla e incidenteve në këtë Komunë është tejet e ulët”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj pas vizitës që bëri në Komunën e Kamenicës, ku u prit nga Kryetari i kësaj Komune, Qëndron Kastrati me bashkëpunëtorë.

“Ardhja jonë në këtë Komunë ka për qëllim me i përafru temat që e preokupojnë Komunën. Diskutuam për projektet infrastrukturore, për gjendjen me ujë të pijshëm dhe gjendjen në shumë sektor, duke parë mundësitë e investimeve edhe nga partnerët tonë ndërkombëtarë, përveç Qeverisë sepse këtu jepet shembulli më i mirë i një jetë të integrume dhe ju përgëzojmë për këtë të gjithë juve” tha Kryeministri Haradinaj në konferencën për media pas takimit.

Testi PISA dhe përmirësimi i rezultateve në fushën e arsimit, ndarja e granteve për fermerët, projektet konkrete që do të angazhoni direkt të rinjtë e kësaj Komune, renovimi i shtëpisë së kulturës dhe tema të tjera të rëndësishme për këtë vend ishin pjesë e diskutimit në takim.

Hidromorava

Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati, e falënderoi Kryeministrin Haradinaj për vizitën, për siç tha të rrallë të një Kryeministri në këtë Komunë të vogël.
“Diskutuam problemet dhe çështjet të cilat nuk mundemi vet si Komunë me i realizu dhe çështje të tjera që mund të përkraheshin nga Qeveria dhe organizatat e tjera”, tha Kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati.

Pas takimit me Kryetarin, Kryeministri Haradinaj ka takuar drejtorët e drejtorive, shefat e sektorëve dhe asambleistëve të kësaj Komune.

Vizitat e Kryeministrit Haradinaj në Komunat e Kosovës po zhvillohen në vazhdën e përpjekjeve të Qeverisë për të përafruar agjendën e dy niveleve me qëllim të përkrahjes dhe zhvillimit të projekteve të rëndësishme për qytetarët e Kosovës./rajonipress/