GRANDEMALL

Kryeministri Haradinaj: Jemi mirënjohës për mbështetjen e fuqishme të shtetit shqiptar për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Tiranë – Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Tiranë, sot është pritur në takim nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në të dy vendet.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast shprehu falënderimin e tij dhe të popullit të Kosovës, për ndihmën e pakursyer që kanë dhënë institucionet e Shqipërisë në të gjitha periudhat për Kosovën.
“U jemi mirënjohës për kontributin tuaj dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e vështira, dhe tani në procesin e integrimeve evropiane si proces i domosdoshëm dhe për të cilën Republika e Kosovës ka nevojë më shumë se kurrë për përkrahjen e gjithanshme”, tha kryeministri Haradinaj.

Duke folur rreth bashkëpunimit bilateral ndërmjet të dy vendeve dhe zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri më tani ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që të ketë një dinamikë të shtuar në këtë drejtim.

Hidromorava

Kryeministri Haradinaj tha se është e nevojshme përkrahja e institucioneve të Shqipërisë për Kosovën në lobim më të madh për shtimin e numrit të njohjeve dhe për anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Ndërkaq, Presidenti Ilir Meta, shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që udhëheq për përkrahjen e Kosovës në të gjitha proceset, me theks për rrugën euroatlantike të saj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.